Juventus fitoi 1-0 me Udinesen në "Allianz Stadium". Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Danilo në minutën e 86 të ndeshjes, me "Zonjën e Vjetër" që ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në Serie A, duke kërcënuar Napolin kryesues. Bardhezinjtë marrin fitoren e tetë radhazi, duke vijuar ndeshjet me tri pikë paçka se me rezultat minimal. Do duhej futja e Chiesas në pjesën e dytë, me italianin që asistoi për golin me vlerën e tri pikëve. Me 37 pikë Juve mban vendin e dytë, teksa Udinese mbetet në kuotën e 25 pikëve në vendin e tetë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventus fitore minimale në shtëpi, Inter 'ngec' në transfertë! Fiorentina i falet VAR-it dhe penalltisë