VIDEO/ Gol pas 100 minutave, Brighton bën për 'ujë të ftohtë' United! 'Djajve' iu lëkunden pozitat Champions

VIDEO/ Gol pas 100 minutave, Brighton bën për 'ujë të ftohtë' United! 'Djajve' iu lëkunden pozitat Champions

Festa e Mac Allister

Brighton fitoi 1-0 me Manchester United për ndeshjen e javës së 28-të që ishte e prapambetur në Premier League. Dueli u vendos nga goli i Mac Allister në minutën e 90+10 të takimit. Ka qenë një penallti që i dha tri pikë të tijve, në një duel që ishte i luftuar në fushë.

Në shkallët e stadiumit "Amex" kishte më shumë se 31 mijë tifozë, me vendasit që dolën të lumtur edhe pse fundi ishte dramatik. Loja e fortë në fushë prodhoi tetë kartona të verdhë, nga katër për secilin ekip.

Tanimë me 63 pikë, United mbetet në vendin e katërt në renditje, katër më shumë se Liverpool që synon zonën Champions. Nga ana tjetër, me këtë fitore Brighton shkon në kuotën e 55 pikëve për vendin e gjashtë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë