VIDEO/ Gol spektakolar nga Rey Manaj, futet në fundin e lojës dhe i jep tri pikë skuadrës së tij

VIDEO/ Gol spektakolar nga Rey Manaj, futet në fundin e lojës dhe i jep tri pikë skuadrës së tij

Rey Manaj

Sivasspor fitoi 1-2 me Alanyaspor në transfertë, ndeshje kjo e vefshme për javën e 10-të në Superligën turke të futbollit. Tri pikët Sivasspor-it ia dha Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares.

I futur në fushë në minutën e 79-të në vend të Koita, Manaj shkundi rrjetën në minutën e shtatë shtesë të ndeshjes. Pasimi i Bassan bëri që Manaj mos mendohej dy herë dhe të godiste nga hyrja e zonës, për ta ndalur sferën në rrjetë.

Ky është goli i dytë për Rey Manaj në tetë ndeshjet e këtij sezoni, me shqiptarin që ka qëndruar gjatë jashtë për shkak të një lëndimi. Sivasspor merr kështu tri pikë me përmbysje, teksa pas golit të Aksoy, përmbysi me Kvet dhe Manaj në fundin e ndeshjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq