Sparta e Pragës fitoi 4-1 kundër Karvinës për javën e tetë në elitën e futbollit në Çeki. Te vendasit shkëlqeu Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani. Nga një gol dhe nga një assist për shqiptarët.
Sparta kaloi në epëri pas disa sekondave me asistin e Rrahmanit, teksa Laçi në minutën e 39-të shënoi golin e dytë nga goditja e dënimit. Në fundin e pjesës së parë Rrahmani shënoi golin e tretë.
Në pjesën e dytë Laçi asistoi për golin e katërt, teksa Sparta e Pragës vendosi diktatin në këtë duel me shqiptarët që lanë shenjën e tyre.
Komento