VIDEO/Goli fantazmë shënohet
në Holandë, arbitri nuk e sheh

VIDEO/Goli fantazmë shënohet<br />në Holandë, arbitri nuk e sheh
Futja e teknologjisë në fushën e blertë është një debat që vijon prej vitesh. 

Mendimet janë të ndryshme mes atyre që e mbështesin këtë tezë dhe skeptikëve të cilët kanë jo pak rezerva se një gjë e tillë sfumon ndjeshëm lojën tipike të futbollit. 

Por nga ana tjetër golat "fantazmë" vijojnë të shënohen dhe për fat të keq nuk njihen pasi arbitrat nuk i shohin. Edhe këtë fundjavë një i tillë është shënuar në kampionatin holandez në ndeshjen PSV Eindoven - Willem II. 

Miqtë kaluan të parët në avantazh pas një gjuajtje nga distanca. Topi preku tranversën dhe kalon vijën fatale, por për arbitrin nuk ishte gol, pavarësisht protestave të lojtarëve. 

Në këtë ndeshje PSV fitoi me rezultatin e thellë 5:0. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)