POLONI - Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi vijon të bëjë mirë te Legia e Varshavës, me 22-vjeçarin që kërkohet nga disa klube edhe në Premier League. Së fundmi, goli i Muçit në Europë është shpallur si më i miri i vitit 2023 te Legia.
Në një votim të tifozëve polakë, realizimi perfekt i shqiptarit kundër Aston Villas në Conference League ka marrë më shumë vota. Edhe tifozët janë të dashuruar pas Muçit, me sulmuesin që në treg kushton 8 milionë euro.
Shtatë ndeshje dhe dy gola për Muçin me Kombëtaren, teksa këtë sezon me Legian ai është aktivizuar në 34 takime dhe ka shënuar 9 gola dhe dhënë dy asiste.