Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj ka shënuar në fitoren 2-3 që Sivasspor ka marrë në transfertë me Pendikspor. Për javën e tetë në Superligën e Turqisë, lushnjari ka gjetur golin e parë pas kalimit në Turqi.
Në ndeshjet e gjashtë në elitën turke, Manaj ka shënuar me një kundërsulm në minutën e 57-të, duke dërguar shifrat në 0-2 dhe i hapur rrugë të tijve që të marrin tri pikë.
Pas prishjes së marrëveshjes me Uatford, Manaj qëndoi për disa muaj i dëmtuar dhe më pas gjeti akordin me skuadrën turke. Tanimë duket se sulmuesi ka gjetur formën pas minutave që ka marrë në fushë. Kujtojmë se 26-vjeçari nuk është ftuar nga trajneri Sylvinho në grumbullimet e fundit. Manaj në 30 ndeshje me Kombëtaren ka shënuar gjashtë gola.