VIDEO/ Grammy Awards hapet me performancën e Dua Lipës, ylli i popit shkëlqen në skenë

VIDEO/ Grammy Awards hapet me performancën e Dua Lipës, ylli i popit shkëlqen në skenë

Dua Lipa

Ishte shqiptarja Dua Lipa që hapi mbrëmjen e madhe të çmimeve “Grammy 2024” këtë të dielë në Los Angeles me këngën ‘Training Season’.  E veshur me lëkurë të zezë dhe me një performancë energjike në një palestër ‘kafaz’ të improvizuar, artistja e shoqëruar nga një trup baleti dhuroi spektakël.

Ndonëse nuk u konkluduan në fitore, këngëtarja ishte e nominuar dhe në dy kategori me kolononën zanore të “Barbie” “Dance the night”, “Për këngën e vitit” dhe “këngën më të mirë të shkruar për medien vizuale”, çmime që iu dhanë Billie Eilish dhe Finneas.

Ylli i popit e nisi Grammy Awards 2024 me një interpretim mix të këngës "Training Season" dhe "Houdini". Kështu Dua e hapi performamncën duke kënduar për herë të parë pak nga kënga e "Training Season", që do të publikohet zyrtarisht më 11 shkurt.

Ajo kaloi në tapetin e kuq të Grammys me një fustan të shkëlqyeshëm Courrèges, siç ka pranuar edhe vetë Lipa për fansat e saj në Instagram, ka qenë një “javë e çmendur!! për artisten. Filmi i saj Argylle sapo u shfaq në kinema; ajo është duke krijuar zhurmë për këngën e re që pritet të publikojë "Training Season", si dhe për albumin e saj të tretë apo lidhjen e re.

 

 


Lajmi kryesor:

Taylor Swift ‘vjedh’ Grammy 2024, fiton për herë të katërt çmimin për albumin më të mirë të vitit! Surprizë Celine Dion


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë