Në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ndodhur një konflikt mes familjarëve të një çifti që ishte në një proces divorci.

Ngjarja ka ndodhur në 10 nëntor në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ndërsa policia ka shoqëruar 8 persona si dhe janë arrestuar 2 prej tyre, të cilët akuzohen për shkelje të “Qetësisë publike dhe rrahje”.

Problemet e divorceve në vendin tonë ka qenë  dhe vazhdojnë të jetë një plagë e hapur prej vitesh në Shqipëri.

Në videon  e mëposhtme tregohet ndërhyrja  në ambientet e gjykatës pasi  janë gjakosur disa persona.

Për të ulur gjakrat ka hyrë një police e cila është lënduar duke u munduar të qetësojë familjarët e konfliktuar. Ajo është gjakosur në pjesën e hundës pasi ka qenë shumë pranë zënkës së disa personave, të cilët godisnin me grushta njëri-tjetrin për një vendim gjyqësor.
POLICJA E gjakosur
(Punonjësja e policisë e gjakosur nga përplasjes në ambientet e Gjykatës së Tiranës)

plagosje

(Pamje e personave të gjakosur që dalin nga ambientet e Gjykatës së Tiranës pas konfliktit fizik)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com