Këngëtarja e famshme Adel ka kërkuar nga fansat që marrin pjesë nëpër koncerte të artistëve që të ndërgjegjësohen në mënyrë të mos ndodhin më incidenti si ai më i fundit ku u godit Bebe Rexha apo Ava Max. Apo edhe në koncertin e Pink, së cilës i hodhën hi.
Veprimi i fundit i Adele ka tërhequr jo pak vëmendje, ndërsa po qarkullon në të gjitha mediat rozë. Ajo ka dalë në skenën e koncertit teksa mban në duar një armë lodër dhe me shaka i thotë turmës që i sfidon, nëse dikush do t’i hedhë diçka do e vrasë.
“Unë ju sfidoj. Kushdo që guxon të më hedhë diçka dhe unë do t'i vras", tha ajo me shaka për audiencën e saj.
Adele e pyeti audiencën e saj nëse kishin vënë re se njerëzit duket se po “harrojnë etikën dhe sjelljen në koncerte kundrejt këngëtarëve që performojnë.
Ajo aktualisht është duke luajtur koncerte si pjesë e rezidencës së saj në Ceasar’s Palace Hotel & Casino në Las Vegas, Nevada.
Adele talks about concertgoers throwing things at artists:
— Pop Crave (@PopCrave) July 4, 2023
“I fucking dare you. Dare you to throw something at me and I'll fucking kill you.” pic.twitter.com/vy680y8ekm