VIDEO/Hidhet në treg makina e
parë fluturuese

VIDEO/Hidhet në treg makina e<br />parë fluturuese
Prodhuesi i automjeteve fluturuese PAL-V, ka filluar zyrtarisht shitjen e modeleve të saj tregtare, “Liberty Pioneer” dhe “Liberty Sport”, të cilat janë të dyja makina me aftësinë për të udhëtuar në rrugë, por edhe për të fluturuar.
 
“Pas vitesh përpjekjesh lodhëse, duke kaluar vështirësi teknike dhe certifikimi, ekipi jonë arriti të krijojë një veturë fluturuese inovative, konform me normat e sigurisë ekzistuese të përcaktuara nga organet rregulluese në botë”, ka deklaruar drejtuesi i përgjithshëm i PAL-V, Robert Dingemanse.
 
Kjo makinë është e para që përdor një teknologji rotori dhe është e aftë të udhëtojë me një shpejtësi prej 112 milje në orë, si në tokë ashtu edhe në ajër.
 
Momentalisht të dy modelet e prezantuara nga kompania mund të mbajnë vetëm dy persona në bordin e tyre.
 
Por edhe pse është një përparim i madh në teknologjinë e transportit të njerëzve, ende jemi shumë larg të bërjes së këtyre makinave popullore, pasi një makinë të tillë mund të blihet në modelin bazë të saj për 400 mijë dollarë.
 
Pritet që dorëzimi i parë i këtyre mjeteve te personat të cilët kanë kryer porosi pranë kompanisë të fillon në muajt e fundit të këtij viti ose në muajt e parë të vitit 2018.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi