Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin, Elbert Krasniqi, kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billbordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiç, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në veri të vendit, në Zveçan.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Lidhur me këtë rast Sveçla u shpreh se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
POSTIMI I PLOTË:
Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.
S.S/B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
49.3%
-
Jo
45.5%
-
Jam i/e dyzuar
5.2%
Vota total: 211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seanca për Presidentin e ri të Kosovës dështoi, deputeti i LDK-së akuza Kurtit: Po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja
4 Mars, 19:04
-
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, PDK reagon kundër Vetëvendosjes : Mazhoranca po e çon vendin drejt një krize të re politike
4 Mars, 18:58
-
Dështon seanca për votimin e presidentit të Kosovës, Haxhiu: Nuk mund të thirret seanca pa i pasur dy kandidatë
4 Mars, 18:52
-
Zgjedhja e presidentit të Kosovës, LDK: Vetëvendosja nuk po përpiqet seriozisht për konsensus!
4 Mars, 17:57
-
Presidenti i ri i Kosovës, LVV propozon Konjufcën! Haxhiu: Nuk mund të thërras seancë parlamentare, duhen 2 kandidatë
4 Mars, 17:05
-
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës
4 Mars, 15:43
-
Sveçla dënon deklaratën e Vulinit: Kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe Kurtit
4 Mars, 14:45
-
Ish-shefi i shërbimit sekret serb kërcënon Kosovën: Kur mundet Mosadi, pse jo ne? Reagon Sveçla: Kërcënim i drejtpërdrejtë!
4 Mars, 13:35
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin
3 Mars, 20:57
-
Akte vandale ndaj Ambasadës së Kosovës në Berlin, reagon Prishtina: Akte të papranueshme!
3 Mars, 15:46
-
Nafta dhe gazi! Arsyet përse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një 'mundësi e artë' për Vladimir Putinin
3 Mars, 13:23
-
Albin Kurti propozon Glauk Konjufcën si kandidat për president të Kosovës
3 Mars, 12:58