ERE licencon në prodhim një tjetër impiant fotovoltaik me kapacitet 50W

ERE licencon në prodhim një tjetër impiant fotovoltaik me kapacitet 50W

Foto ilustruese

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka dhënë miratimin e tij për një tjetër impiant fotovoltaik lidhur me kërkesën e këtij të fundit për licencimin në prodhim. Bëhet fjalë për një central me kapacitet prej 50 MW.

Aplikimi i ardhur nga Nova Solar System ka marrë miratimin përkundrejt disa kushteve që duhet të plotësojë lidhur sa i takon marrëveshjes me Operatorin e Sistemit të Transmetimit për tu lidhur në rrjeti si dhe informimin në mënyrë periodike i ERE-s.

“Bordi i ERE-s, Vendosi: Të licencojë shoqërinë “NOVA SOLAR SYSTEM” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 50 MË, për një afat 30- vjeçar, me kusht që para fillimit të operimit të depozitojë në ERE akt-marrëveshjen me “OPERATORIN E SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST) sh.a., për miratimin përfundimtar të pikës së lidhjes.

Shoqëria të informojë ERE-n çdo 3 (tre) muaj në lidhje me fillimin e punimeve të ndërtimit të centralit fotovoltaik, por jo më vonë se data 21.10.2024. Ky vendim është objekt rishikimi nga ERE në varësi të depozitimit të akt-marrëveshjes me OST sh.a. dhe informacionit në kuadër të vlefshmërisë së VNM-së Paraprake” thuhet në vendimin e Entit.

Ky i fundit nënvizon që lidhur me këtë vendim Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes, të njoftojë shoqërinë “NOVA SOLAR SYSTEM” sh.p..k, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, “OPERATORIN E SISTEMIT TË TRASNMETIMIT” (OST) sh.a., dhe “FURNIZUESIN E TREGUT TË LIRË” sh.a.

Deri në mes të korrikut licencat në prodhim nga fotovolatikët ishin 33 të dhëna në prodhim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Numrin më të madh të licencave e kanë marrë impiante me kapacitet deri në 2MW ndërkohë që nuk mungojnë edhe licencat e dhëna për projekte më të mëdha ku bëjnë pjesë projektet që po zbaton kompania Voltalia në Karavasta projektuar me fuqi 140 MË, ku 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.

Kompania është e angazhuar edhe për një tjetër park në Spitallë por që ecuria e saj është më e ngadaltë në aspektin procedural. Po kështu janë dhënë miratime për impiante me kapacitet 20 MW në zonën e Ersekës apo edhe 50 MË në zonën e Fierit.

Vetëm gjatë vitit 2022 ERE licencoi 15 subjekteve në prodhimin e energjisë nga fotovoltaikët me një kapacitet të instaluar prej 227 MW./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 18/08/2023 09:37

    A mundet nje biznes i pa lidhur me zyrtaret te marri nje liçense te tille?! Kurre, ne Shqiperine e Padishaut, te gjitha liçensat jane per rrjetin e rilindjes. Asnje gje per poullin e thjeshte, per sipermarresut e rinj! Per njerzit vetem taksa, qe pastaj t’i ‘menaxhoje’ rrjeti i rilindjes

    Përgjigju
  • Beu i Myzeqese Erjon Xhepisti: 18/08/2023 08:12

    Prapë ky i Malit të Tiranës e mori dhe një leje e liçensë, dhe përsëri fajin e ka Saliu dhe Opozita. U kënaq Zeni duke bërë bussines me Gimin e Red Bullit dhe Shtufin. Babloku s’ka faj ja hanë dardhat pas krahëve pas Lal Plehut i doli dhe Bela. Ps.- Po Merua do ketë ndonjë shkrim apo koment për këtë leje e liçensë????

    Përgjigju
  • Mario: 18/08/2023 08:07

    me duket se kuota europiane ne digital transition kerkohet te jete min 150 mw per tu njohur si central prodhimi energjie i pavarur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?