VIDEO/Historike, përdoret për herë
të parë moviola në ndeshje futbolli

VIDEO/Historike, përdoret për herë<br />të parë moviola në ndeshje futbolli
Kanë kaluar 10 vite që nga goditja e famshme me kokë e Zidanit ndaj Materazzit  në finalen e berlinit, ndeshje e cila arbitrohej nga hungarezi Kassai.

Por historia e teknologjisë në futboll është shkruar vetëm një ditë më parë, në Japoni, aty ku po zhvillohet edhe Botërori i Klubeve.

Është pikërisht Victor Kassai, ai që në ndeshjen gjysmëfinale mes Kashima Antlers dhe Atletico Nacional ka akorduar penallti në favor të japonezëve pasi ka rishikuar vendimin e marë në moviolat e vendosura pranë fushës.

Pas protestave nga të dyja kampet, hungarezi ka ndërprerë lojën duke shkuar në vendin ku janë montuar “arbitrat elektronikë” duke riparë edhe njëherë aksionin ku u shkaktua faulli e duke u siguruar mbi vendimin e marrë.

FIFA po përdor këtë kompeticion si provë për të parë nëse do të jetë i nevojshëm apo jo përdorimi i teknologjisë në kompeticionet e ardhshme të saj. Kjo risi hap një kapitull të ri në futbollin ndërkontinental, me teknologjinë që pritet t’i japë fund debateve dhe polemikave në kundërshtim me vendimet arbitrare.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid