Panik për ish-mbrojtësin e moshave të Shqipërisë, Lirim Kastrati. Futbollisti aktivizohet me Ujpest në elitën e futbollit hungarez, teksa në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Kecskemet humbi ndjenjat në fushë dhe më pas trembi stafin mjekësor dhe tifozët.

Në minutën e 29-të të ndeshjes, Kastrati u përplas në një dyluftim me kundërshtarin Hadaro dhe humbi ndjenjat në fushë. Trajneri i Ujpest vendosi ta zëvendësonte 24-vjeçarin nga Malisheva, duke mos rrezikuar me shëndetin.

"M4 Sport" në Hungari bën me dije se gjatë qëndrimit në pankinë, Kastratit i ra sërish të fiktë dhe stafi mjekësor u detyrua që ta dërgonte me urgjencë në spital për ndihmë më të specializuar.

Për fat të mirë mbrojtësi nuk ka dëmtim të rëndë dhe duket se ka kaluar këtë situatë me sukses. Kastrati pasi u aktivizua me Shqipërinë U-16 dhe U-17, kaloi te Kosova ku ka luajtur edhe 12 ndeshje me ekipin e parë të dardanëve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?