Një video që ka ngjallur revoltën e opinionit publik vjen nga kampi kryesor i refugjatëve në Hungari, në kufi me Serbinë. Policët i hedhin ushqimet sikur ata të ishin kafshë!
Video e mëposhtme tregon se emigrantët enden të braktisur në një kamp por në të njëjtën kohë dhe të keqtrajtuar nga forcat kufitare. Një grua austriake e ndodhur në vendngjarje ka bërë të mundur filmimin refugjatëve që ndeshen me forcat policore. Në pamjet e filmuara tregohet se si uniformat kufitare hedhin qeskat e ushqimeve në radhët e emigrantëve.
Përpos pamjes që tregon më shumë se fjalët aty vihet re dhe një akt i paprecedent i rojeve kufitarë që paturpësisht tallen me masën sikur njerëzit e ndodhur të jenë bagëti që kullosin në kampet e strehimit.
Pakot e bukëve nuk jepen në duar por mesa duket fluturojnë përmbi emigrantët njësoj si fluturojnë avionët prej letre në 5 minutëshin e pushimit të një ore mësimi.
Kriza vazhdon të ushtrojë represion të vazhdueshëm në territoret hungareze dhe me shumë gjasa do të jetë edhe më ashpër në ditët në vijim, kur jo më shumë se një ditë më parë katër republikat Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia i hodhën poshtë propozimet e unionit.
/Shqiptarja.com

FOTO