Rangers fitoi 2-4 me përmbysje kundër Kilmarnock për raundin e 28-të në Premier Leaguen skoceze të futbollit dhe një dorë në këtë sukses kishte edhe Nedim Bajrami.

Miqtë u shokuan kur pas 14 minutave të para e gjetën veten në disavantazhin e dy golave, teksa Kilmarnock shënoi me Uright dhe Lyons. Cerny në pjesën e parë dhe Dessers me dopietë shënuan për Rangers që iu desh Nedim Bajrami në minutën e 85-të për të ‘vulosur’ përmbysjen.

Vetëm shtatë minuta iu deshën në fushë Nedim Bajramit që shënoi golin e dytë sezonal në kampionat me të tijtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?