Bristol City fitoi të premten 1-2 kundër West Brom për raundin e 23-të në Championshipin anglez të futbollit. Golin e parë për miqtë dhe atë që i hapi rrugën tri pikëve e shënoi Anis Mehmeti.

Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim nga Neto Borges pas vetëm katër minutave lojë, e udhëhoqi sferën në pozicion goditës dhe me të djathtë nga jashtë zone e ndali topin në rrjetë për epërsinë e Bristol.

Më pas miqtë shënuan edhe golin e dytë brenda pjesës së parë, për të 'arkivuar' tri pikët. West Brom u kujtua vonë dhe vetëm në minutën e 85-të shënoi golin që  shërbeu sa për statistika.

Bristol mbetet në zonën e promovimit dhe lideri i këtij ekipi është Anis Mehmeti, sulmuesi anësor 24-vjeçar që vijon të bëjë mirë në Angli, por që Sylvinho e "ka harruar" edhe pse e ftoi në 2023 në Kombëtare dhe i dha shansin të luante në tre takime.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?