Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 17-të. Këtë të shtunë Newcastle barazoi 2-2 kundër Chelsea në "St. James Park". Ndeshja ishte me dy fytyra për skuadrat, teksa pjesën e parë Newcastle dominoi duke shënuar dy herë me gjermanin Woltemade në minutat 4 dhe 20-të.
Në pjesën e dytë Reece James me një supergol ngushtoi diferencën për miqtë, para se Joao Pedro të vendoste barazimin 2-2 pas asistit të portierit Sanchez.
Me 29 pikë pas 17 ndeshjesh, Chelsea vijon të mbajë pozitën e katërt, ndërsa Newcastle me 23 pikë mbetet në pozitën e 11-të, të paktën për momentin.
Komente







