Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit. Ai u vu në pranga mbrëmjen e djeshme, vetëm dy orë pas përplasjes që mendohet se ka ndodhur mes tij dhe Talo Çelës, ndërsa u kap në një apartament, bazë e tij e fshehtë në Fier. Më herët policia ka publikoi edhe video, ku Dumani shihet gjysmë i zhveshur, me pranga në duar dhe i fashuar në shpinë, ku mori një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët e Talo Çelës. Nuredin Dumani është dërguar në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se së bashku me të në aksionin e policisë, u arrestuan edhe 3 të tjerë, ku njëri prej tyre ishte ‘ushtar’ i Dumanit, Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet, ndërsa nuk dihet ende identiteti i 2 të tjerëve dhe as roli i tyre në ngjarje. Në bazën ku ai ishte strehuar Dumani u gjetën jelek antiplumb, dylbi dhe snajper dhe armë tjetër.

Ndërkohë dy mjekë, Ermal Gjeci dhe Julian Malaj, si dhe infermieri Bledi Berdalli, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin në Fier, janë shoqëruar me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, nga policia, pasi akuzohen për 'moskallëzim krimi'. Në dëshminë e tyre para hetuesve janë shprehur se nuk e njihnin, nuk kanë pasur idenë se bëhej fjalë për Nuredin Dumanin apo person që kërkohej nga policia. Një grup oficerësh kanë shkuar te Trauma pasdite, por Dumani nuk ka folur, nuk ka pranuar të dëshmojë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin pasditen e djeshme, në të njëjtin vend ku kanë ndodhur dhe atentate të tjera. Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMË ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë. 

Nuredim Dumani pas plagosjes është fshehur në një pallat 8-katësh në lagjen Apollonia në Fier. Ai fshihej në një banesë në katin e 4, ku bashkëjetonte me një vajzë nga Kosova. Sipas banorëve ajo banesë ishte marrë me qira një javë më parë. Pas arrestimit të dumanit, policia ka shoqëruar në polic edhe bashkëjetuesen e tij, e cila është marrë në pyetje. Nuredin Dumani është plagosur me plumb pas shpine që i ka preku edhe mushkëritë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Papër të Elbasanit me Talo Çelën.

Në vendin e atentatit shkoi edhe drejtuesi i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, kurse shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq
Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

1648642604_NUREDINDUMANI.jpg

Nuredin Dumani ne momentin e arrestimit

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Mjekuan në shtëpi Nuredin Dumanin, shoqërohen dy mjekë dhe një infermier në Fier: Nuk kallëzuan në polici

Dy mjekë Ermal Gjeci dhe Julian Malaj si dhe infermieri Bledi Berdalli, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin, janë të shoqëruar në polici me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, ndërsa akoma nuk u është prerë fletë-arresti. Ato akuzohen për moskallëzim krimi pasi kanë mjekuar në banesë Dumanin. Në dëshminë e tyre para hetuesve janë shprehur se nuk e njihnin, nuk kanë pasur idenë se bëhej fjalë për Nuredin Dumanin apo person që kërkohej nga policia. Një grup oficerësh kanë shkuar te Trauma pasdite, por Dumani nuk ka folur, nuk ka pranuar të dëshmoj.

Ora 17:47
Atentati në Elbasan ku u plagos Nuredin Dumani, shoqërohen në polici disa persona

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se disa persona janë shoqëruar në polici, pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit, i cili mbeti i plagosur.

Ora 14:14
Report Tv siguron foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit në Fier

1648642769_1648642604NUREDINDUMANI.jpg

Report Tv ka siguruar  foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit nga policia në Fier. Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme, 2 orë pas atentatit ndaj Talo Çelës, ndërsa u gjet në një apartament, bazë e tij e fshehtë në Fier.

Ora 11:16
Plagosja e Dumanit në Papër të Elbasanit, u qëllua nga dy armë, e paqartë nëse kishte shkëmbim zjarri apo u qëllua nga i njëjti drejtim

1648631899_1648616326Screenshot3.jpg

Makina me të cilën udhëtonte Dumani

Detaje të reja kanë dalë në lidhe me plagosjen e Nuredin Dumanit në Papër të Elbasanit gjatë kohës që ka qenë në BMË me xhamat e zinj.  Report Tv ka mësuar se  në Papër grupi hetimor ka gjetur më shumë se 20 gëzhoja kallashnikovi.

Këta plumba kallashnikovi janë të dy armëve të ndryshme. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me shkëmbim zjarri apo armë që janë qëlluar nga një drejtim.

Provat e mbledhura në vendin e ngjarjes janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të përcaktuar më tej dinamikën.

Ora 11:10
Del video, me pranga në duar, momenti kur futet në furgonin e policisë bashkëjetuesja e Nuredin Dumanit

 

Report Tv ka siguruar videon e momentit të shoqërimit të bashkëjetueses së Nuredin Dumanit. Ajo shihet me pranga në duar, ndërsa futet në furgonin e policisë, ndërsa u shoqërua në komisarit ku dha dëshminë e saj. Nuredin Dumani dhe gruaja nga Kosova, jetonin sëbashku në apartamentin ën Fier, ku u kap i shumëkërkuari.

Ora 10:19
Plumbi pas shpine i ka prekur mushkëritë, Nuredin Dumani i nënshtrohet operacionit te Trauma, ndodhet në gjendje të stabilizuar

Nuredin Dumani është plagosur me plumb pas shpine që i ka preku edhe mushkëritë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Papër të Elbasanit që dyshohet se u qëllua nga ushtarët e Talo Çelës. Pas arrestimit në një banesë ku fshihej në Fier ai u dërgua te Trauma në Tiranë , ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

Sipas burimeve për Report Tv nga Trauma, Dumani ka plagë me armë zjarri në mushkëri, ndërsa është në mjekim intensiv, pak më i stabilizuar se dje.

Edhe pse i është nënshtruar ndërhyrjes së parë, plumbi nuk i është hequr, pasi ka komplikacione të shumta në mushkëri. I është vendosur një aparaturë për pastrimin e mushkërisë dhe më pas do të futet në operacion për heqjen e plumbit.

Nëse gjendja do të përmirësohet, pritet të merret në pyetje në ambientet e spitalit nga hetuesit.

Ora 09:51
Pas përplasjes me armë Dumani u fsheh në një pallat në Fier, flasin fqinjët: Banesën e mori me qira para një jave, u tmerruam kur erdhi policia

Një ditë pas arrestimit të Nuredin Dumanit dera e apartamenti të tij ku fshihej ruhet ende me dy policë dhe është i rrethuar me shiritat e zonës së krimit. Arrestimi i Dumanit në mes të natës nga forca të shumta të policisë, ka tmerruar banorët e pallatit, të cilët shprehen se ishin në gjumë në momentin kur dëgjuan ulërima “hapni derën, policia”.
Ata thonë se nuk e dinin se kush ishte dhe se banesa ishte marrë me qira para një jave.

“Unë tani e mora vesh, nuk dimë gjë fare. I gjithë pallati ishte në terror. Pallati është i banuar me qiraxhinj dhe familjarë. Hapni derën jemi polici bërtisnin, gjuanin derën me shkelma

“Ne e dinim që atje banonte në italian dhe ka qenë shumë i rregullt ai. Italiani iku para një jave”, thanë fqinjët.

Nuredim Dumani pasi shkëmbimit të zjarri ku mbeti i plagosur në mjetin e tij tip BMW në Papër të Elbasanit, iku për t’u fshehur në një pallat 8-katësh në Lagjen Apollonia në Fier.

Ai fshihej në një banesë në katin e 4, ndërsa u arrestua nga policia.