Ndërprerja e kampionatit për shkak të kombëtareve nuk i ka shërbyer Interit pasi skuadra zikaltër është mundur nga Parma me rezultatin 0-1 në javën e 4 të “Seria A”.
Një ish-interist si Dimarco shtangu vendasit në minutën e 79-t me një supergol që la të palëvizur portierin Handanovic. Konfirmohen në këtë mënyrë problemet e skuadrës së Spallettit që nuk po arrin të gjejë vazhdueshmërinë, duke humbur terren ndaj rivalëve në kampionat.
Komento