Ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban është zyrtarizuar si lojtari më i ri Leeds United.

Ditën e sotme ai ka mbërritur në Angli dhe ka nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri, i cili luan në ligën e dytë të kampionatit anglez.

Lajmin për zyrtarizimin e Ekubanit te Leeds United e ka bërë publik klubi anglez, ku nëpërmjet një video tregon edhe momentin e firmosjes të kontratës.

Ganezi është blerë nga klubi i Chievos dhe rolin kryesor në këtë transferim e luajti paraqitja mjaft e mirë e sulmuesit me Partizanin në kampionat dhe në Kupat e Europës verën e shkuar.

Në 34 takime Ekuban, arriti të realizonte 17 gola, duke qenë një pikë referimi për repartin e avancuar.