VIDEO/ Itali, bllokohen 900 kg
kanabis,arrestohen 2 shqiptarë

VIDEO/ Itali, bllokohen 900 kg<br />kanabis,arrestohen 2 shqiptarë<br /><br>
Policia italiane ka bllokuar 900 kg kanabis në Foxhia, ndërsa ka arrestuar dy shqiptarë. Vlera e drogës së sekuestruar nëse do të dilte në treg do të kapte shifrën e 8 milionë eurove. Lënda narkotike ishte nisur nga Mali i Zi, ndërsa shqiptarët e arrestuar janë A.B. 40 vjeç dhe K.B. 53 vjeç nga Vlora.

Report Tv mëson se dy shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik droge janë nisur nga Vlora në drejtim të Malit të Zi para 4 ditësh. Pas sinjalizimit nga policia shqiptare se dy personat ishin të dyshuar për lidhje me trafikun e drogës janë mbajtur në vëzhgim nga malazezët.

Policia malazeze i ka mbajtur në vëzhgim mbrëmë deri sa ata kanë shkuar dhe kanë marrë gomonen me drogë dhe janë nisur për Itali. Në këtë moment policitë e tre shteteve janë koordinuar duke u vendosur në ndjekje të gomones.

Pasi janë pikasur nga Guardia di Finanza në Bari, skafistët e kanë hedhur një pjesë të drogës nga 52 pako kanabis në det, ndërsa kanë braktisur gomonen dhe janë arratisur. Por disa orë më pas janë arrestuar në një banesë, Report Tv publikon pamjet e momentit të prangosjes së dy shqiptarëve.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për rrjetin e trafikut të drogës. Vetëm në muajin e parë të vitit që ka nisur në brigjet italiane janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi të nisura nga brigjet shqiptare.
 

Njoftimi i policisë shqiptare
Sqarim i Policise se Shtetit per operacionin antikanabis Shqiperi - Mal i Zi – Itali. Gomonia me droge, e nisur nga Mali i Zi, qe u kap ne Foxhia te Italise fale nje operacioni nderkombetar u iniciua nga nje informacion i Policise shqiptare.

Shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora te arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kane kaluar ne date 22 janar 2018, ne oren 14:42 minuta dhe 15:34 ne Piken e Kalimit kufitar te Muriqanit drejt Malit te Zi.

Bazuar ne informacionet per implikim te mundshem ne aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologet malazeze per levizjet e dy te dyshuarve.  Ata u mbajten nen vezhgim per 3 dite me radhe ne territorin e Malit te Zi.

Me daljen e gomones ne det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policite kufitare te 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa ore ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut