Anijet e Guardia di Finanza janë përfshirë në ndjekje të varkës, pasi trafikantët u përpoqën që t’i shpëtonin autoriteteve në det të hapur. Ndjekja përfundoi pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno, ku në pranga ranë tre trafikantët me origjinë nga Vlora.
Gomonia që po transportonte 1.7 tonë kanabis ishte nëntë metra e gjatë me dy motorr të fuqishëm. Gjatë kontrollit të gomones janë gjetur edhe armë, një kallashnikov dhe një mitraloz, si dhe dy karikatorë me 30 plumba për secilën armë.
(Armë zjarri e gjetur në gomonen me drogë)
Droga ishte e paketuar në 76 pako me peshë të ndryshme, ndërkohë që pesha totale e saj ishte 1741 kilogramë dhe me një vlerë prej 17 milionë eurosh. Në pranga kanë rënë tre trafikantët, F.M 25 vjeç, AS 25 vjeç dhe OS 25 vjeç, të gjithë nga qyteti i Vlorës.
Tre të arrestuarit janë dërguar në paraburgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të dorgës, si dhe akuza e mbajtjes së armëve të luftës. Gjatë ditëve në vijim pritet që tre të arrestuarit të dalin para gjykatës në mëngrë që t’u caktohet edhe masa e sigurisë. 
(Gomonia me kanabis e ndaluar në brigjet italiane)

VIDEO










