VIDEO/ Iu bë atentat, momenti kur Gjin Guri arrestohet në 2015 pasi hapi zjarr ndaj policisë në aksionin anti-kanabis

 

Në Malin e Shoshit si pasojë e të shtënave, mbrëmjen e sotme humbi jetën Zef Guri dhe mbeti i plagosur i biri. Gjin Guri. Shqiptarja.com risjell një video kur Gjin Guri arrestohet nga policia në 2015 pasi shkëmbeu zjarr me policinë në një aksion antikanabis në Dukagjin.

Bëhet fjalë për datën 27 shtator 2015. Arrestimi i Gurit u bë i mundur në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve.

"Operacioni i koduar “Bjeshkët”, arrestohet Gjin Guri i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës në bashkëpunim me grupet e FNSH-së Shkodër, mbi bazën e një plani operacional bënë të mundur kapjen në banesë të personit të shumë-kërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin. Gjin Guri, 38 vjeç, është i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”. Ai dyshohet se qëlloi me armë kundër policisë pak ditë më parë, gjatë aksionit kundër asgjësimit të parcelave me drogë", shkruante ministria e Brendshme atëherë.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri! Shkak konfliktet për kanabisin! Shënjestra i dënuar më parë, në 2021 i vendosën tritol


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot