Foto nga kalimi i kamionëve me ndihma humanitare në Gazën veriore
Autoritetet izraelite kanë lejuar kalimin e më shumë se 400 kamionë që transportonin ndihma humanitare në veri të Gazës gjatë javëve të fundit.
“Në javët e fundit, më shumë se 400 kamionë që transportonin ndihma humanitare janë dorëzuar me sukses në Gazën veriore”, thuhet në deklaratë.
Ndihmat humanitare u dërguan në objektet e Kombeve të Bashkuara në veri të Gazës si edhe në spitalin Al Shifa, raportojnë mediat greke.
“Izraeli nuk ka dhe nuk do të ndërhyjë në dërgimin e ushqimeve apo ndonjë ndihme tjetër humanitare për popullin e Gazës”, përfundon deklarata.
✅Over 400 humanitarian aid trucks have been successfully coordinated to northern Gaza over the last few weeks.
— COGAT (@cogatonline) January 19, 2024
Israel has not and will not stand in the way of providing food or any other form of humanitarian aid to the people of Gaza. pic.twitter.com/eP6aLYjTJE
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamas: Rreth 25 mijë të vrarë dhe mbi 62 mijë të plagosur që nga 7 tetori! OKB: Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar! Shtëpia e Bardhë: Biden bisedoi me Netanyahun për Gazën








