PARIS - Publikohet një tjetër video e sulmit të dy vëllezërve Kouachi, ku ata shihen teksa sulmojnë forcat e policisë franceze, pas masakrës prej 10 viktimash që shkaktuan në redaksinë e “Charlie Hebdo”.
Video 1 minutë e 33 sekonda dhe e xhiruar nga një kamera amatore, është publikuar në mediat ndërkombëtare, dhe duken vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi të maskuar dhe të veshur në të zeza, të cilët dalin nga makina e tyre Citroen C4 dhe mbushin armët.
Në këtë moment njëri nga vëllezërit, sipas mediave ndërkombëtare, thërret se sulmi që sapo kanë kryer ndaj “Charlie Hebdo” e kanë bërë për t’u hakmarrë për profetin Muhamed.
"Ne u hakmorëm për Profetin Muhamed! E vramë “Charlie Hebdo!". shprehet njëri nga vëllezërit duke drejtuar gishtin lart.

Më pas të dy vëllezërit, rifuten në makinë dhe nxitojnë për t’i shpëtuar policisë, por rrugës ndeshen me një makinë të patrullës policore e cila është drejtuar për nga vendi i masakrës në redaksinë e “Charlie Hebdo”.
Në këtë moment, dy vëllezërit dalin sërish nga makina dhe nisin të shtënat me breshëri ndaj makinës së policisë, e cila e gjendur në këtë situatë detyrohet të marrë drejtimin mbrapa.
Por vëllezërit nuk e ndërpresin këtu shkëmbimin e zjarrit me policinë, ku edhe pse futen sërish në makinë, vijojnë të qëllojnë drejt forcave të rendit franceze.
Kjo mendohet të jetë videoja e arratisjes së vëllezërve Kouachi pas atentatit terrorist të kryer nga ana e tyre në “Charlie Hebdo”, dhe ku më pas ata tentojnë të largohen.
Në këtë moment, pas shkëmbimeve të zjarrit me policinë, dy vëllezërit zbresin nga makina dhe ekzekutojnë dy oficerët e policisë, që gjenden pikërisht në automjetin e policisë franceze, që tregohet në këtë video.
Në masakrën e të mërkurës së 7 janarit, dy vëllezërit Kouachi vranë 12 persona, mes të cilëve 8 gazetarë të “Charlie Hebdo”, 1 recepsionist, 1 të ftuar dhe 2 punonjës policie.

/Shqiptarja.com

VIDEO