DURRËS - Këto skena nuk janë pjesë e ndonjë filmi Hollywood, por janë kapur nga kamerat e sigurisë së një banke te nivelit të dytë në Durrës, e cila mesditën e së mërkurës pati si “klientë” dy grabitës të armatosur, të cilët mundën të grabisnin rreth 35 mijë euro.
A1 Report ka mundur të sigurojë pamjet e kamerave të sigurisë së bankës të cilat kanë fokusuar gjithçka nga grabitja që është realizuar në harkun kohor të 1 minute e 42 sekondash.
Është ora 01:16:26 kur para bankës shfaqen dy grabitësit, njëri i maskuar si i moshuar, me këtë maskë dhe që duket së është bërë nga një dorë profesionisti ndërsa tjetri me kokore motori në kokë që pret pranë mjetit.

(Maska e përdorur nga 31-vjeçari Alban Duka gjatë grabitjes së bankës)
Në orën 01:16: 36 njëri nga grabitësit, Alban Duka, i maskuar si i moshuar dhe më një çantë në krah ka hyrë në ambientet e brendshme të bankës. Pas kësaj menjëherë ka nxjerrë pistoletën dhe ka kërcënuar rojën e sigurisë pranë derës me pistoletë në dorë, ndërsa ka traumatizuar edhe klientët dhe punonjësit e bankës.
Ndërkohë pas pak sekondash në ndihmë në tij ka ardhur grabitësi tjetër më kokore në kokë dhe i armatosur më kallashnikov me më një çantë në krah.
Ky i fundit ruante derën ku nuk ka kursyer shkelmat ndaj rojës së derës, ndërsa shoku i tij, Alban Duka, ka hyrë në “aksion” për të finalizuar misionin e tij.
Siç duket në këto pamje të fokusuara nga një tjetër kamera e sigurisë Alban Duka shkon tek një nga sportelet, ndërsa klientët dhe punonjësit e bankës nga frika largohen të fshihen ku të munden, madje njëra prej tyre futet edhe poshtë tavolinave.
Albana Duka për rreth 1 e 30 sekonda fillon të kontrollojë me radhe syrtarët e pranë sportelit. Pas disa sekondash kur kontrollon gjithë sirtarët dhe merr ç’të mundet, sipas policisë rreth 35 mijë euro.
Agresori tjetër ruan derën kryesore me automatik dhe dy punonjës sigurisë ndodhen pranë tij, por përballë kërcënimit kallashnikovit nuk guxojnë të bëjnë asnjë lëvizje.
Ora shënon 01:18:18 kur dy grabitësit “finalizojnë” misionin e tyre dhe dalin nga banka.
Në këto momente ata drejtohen tek motori sportiv që ndodhet përballë bankës, teksa njërit prej grabitësve i bie një armë zjarri tip pistoletë në tokë, c ka të bën të dyshosh për profesionalizmin e tyre.

(Motori i përdorur nga dy grabitësit)
Edhe pasi kanë dalë nga banka grabitësit, puna e punonjësve të sigurisë lë për të dëshiruar teksa njëri prej tyre kujdeset më shumë për biçikletën sesa për të neutralizuar grabitësit, të cilët largohen me motorin sportiv.
Pas lajmërimit për ngjarjen, policia e Durrësit u ndodh në vendin e ngjarjes, duke ngritur menjëherë postblloqe në pika zonën ku u lokalizuan dy autorët.
Në afërsi të rrugës së plazhit policia arrestoi, Alban Dukën, njërin prej grabitësve, ndërsa i dyti ka mundur të largohet dhe blutë e Durrësit vijojnë operacionin për arrestimin e tij.
31-vjeçari në momentin e arrestimit ka pasur me vete dhe qesen e parave të marra nga banka, e cila u sekuestrua nga forcat e policisë.

(Paratë e grabitura, 8.765 Dollarë, 7.015 Euro, 17.741.320 lekë të vjetra)
Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri tip automatik kallashnikov, një pistoletë, një maske me paruke të cilën e shikoni në këto pamje , 1 çante, 1 motor dhe dy bluza.
Uniformat blu të qytetit bregdetar nuk bëjnë me dije identitetin e autorit të dytë të grabitjes i cili është në kërkim.
/Shqiptarja.com