Një veprim i këngëtares dhe aktores me famë ndërkombëtare Jennifer Lopez ka revoltuar njerëzit në rrjetet sociale.
Videoja e filmuar gjashtë vite më parë është bërë sërish virale dhe po qarkullon në të gjitha mediat. Jennifer shihet teksa është duke ecur në rrugët e qytetit të New York-ut ka pështyrë çamçakëzin në dorën e asistentes së saj.
Ky veprim ka revoltuar shumë njerëz sa ata janë shprehur me komente shumë të ashpra kundrejt 54-vjeçares.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Kjo grua ka qenë gjithmonë kaq e neveritshme, nuk ka prova të reja”, tha njëra, ndërsa të tjerë pretendonin se “Sa më shumë dëgjoj për JLO, aq më keq bëhet”.
Megjithatë kishte edhe shumë fansa që e përkrahën duke e justifikuar se ajo po xhironte ndonjë skenë filmi dhe se kjo gjë ishte normale për aktorët.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)