VIDEO/ Jon Bon Jovi shpëton një jetë, ja si e bind një grua që po tentonte të vetëvritej duke u hedhur nga ura e Nashville! Nga dialogu, te përqafimi

SHBA- Këngëtari dhe rokeri Jon Bon Jovi nuk njihet vetëm për baladat e tij më të shitura dhe dëgjuara në tregun muzikor, që kanë bërë historinë e muzikës botërore, por edhe për aktet humane, si hapja e disa mensave për të ushqyer falas të pastrehët dhe të varfrit në disa qytete të SHBA.

Por në një video të postuar së fundmi në rrjetet sociale dhe media, që zgjat rreth dy minuta, këngëtari duket teksa kryen një tjetër gjest më shumë se human, shpëton një jetë, raporton "La Repubblica".

Ai ishte duke filmuar një video muzikore në urën e Nashville, kur ndihmësi i tij pa një grua në buzë të parmakut të hekurt, që mbahej me dy duart pas dhe gati për hedhje, në një vetësakrifikim.

Superylli iu afrua qetësisht teksa pjesa tjetër e grupit qëndronte larg për të mos u kthyer në faktor presioni psikologjik ndaj gruas, teksa ai foli me të. Në pak sekonda e bindi që të rimendonte vendimin ekstrem dhe të ndryshonte mendje.  Biseda dhe deri te përqafimi zgjat 1 minutë e 35 sekonda.

Bon Jovi e ndihmoi të ngjitej mbi parmakë dhe e përqafoi. Videoja e publikuar nga policia është marrë nga kamerat e vëzhgimit në zonë dhe u bë shpejt virale në internet.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre