Jose Mourinho vërtetoi edhe një herë pse mbetet një nga figurat më karizmatike në futbollin botëror, kjo pas fitores dramatike 2-1 të Benficas kundër Sporting Lisbone në derbi. Trajneri legjendar portugez nuk mundi t'i rezistonte shfaqjes pas fërshëllimës finale të arbitrit, duke i shtuar edhe një koleksionit të tij të momenteve të paharrueshme virale.
Ish-trajneri i Romës dhe Interit iu drejtua kamerës më të afërt duke treguar inicialet e mbiemrit 'M' që kishte të stampuar në bluzë. Derbin e vendosi Rafa Silva në minutën e 93-të dhe Mourinho festoi në mënyrën e tij.
Ishte një sinjal i qartë për tifozët dhe median se truri taktik pas rezultatit nuk ishte askush tjetër përveç tij, duke përforcuar vetëbesimin e tij pas derbit intensiv të Lisbonës.
Veç fitores, emri i tij lidhet ngushtë me një rikthim te Real Madridi për sezonin e ri, me 'Special One' që do ta donte diçka të tillë edhe për të korrigjuar disa gabime të së shkuarës.
I’m José Mourinho ???????'#JoséMourinho#Benfica#Sporting#LigaPortugalBetclic pic.twitter.com/DIIoNKrs86
— 'مورينهو oprimido 750' (@Josemourinho53) April 19, 2026
Komente










