Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu ka shënuar golin e katërt në Poloni me fanellën e Widzew Lodz, të tretin pas ftesës nga Sylvinho dhe pas debutimit me fanellën kuqezi.

Për raundin e 28-të në elitën e futbollit polak, Widzew Lodz humbi 2-1 në udhëtim kundër Korona Kielce, por dueli u shënjua nga supergoli i shqiptarit. Ishte minuta e 73-të kur Shehu mori një pasim në zonë, veproi bukur dhe mes shumë mbrojtësve doli në pozicion goditës dhe e ndali sferën në rrjetë.

Barazimi momental dhe supergoli u festuan nga miqtë, por dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes vendasit e Korona gjetën golin e fitores. Veç golit, Shehu u ndëshkua edhe me karton të verdhë dhe po tregon një rritje në lojë, gjë që duket me golat e realizuar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Maj, 09:30

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?