VIDEO/ Juventus i rrëmben fitoren
Milanit në sekondat e fundit

VIDEO/ Juventus i rrëmben fitoren<br />Milanit në sekondat e fundit
Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Juventus dhe Milanit ka përfunduar me një fitore të skuadrës së Aligerit, e cila ka arritur të shënonte në sekondat e fundit të ndeshjes.
 
Në momentin kur Milani mendonte se kishte arritur të largohej i pamposhtur nga Torino, arbitri ka dhënë nje 11-metersh, pas një prekje topi me dorë, të cilin Dybala e shndërroi në gol duke i dhënë kështu fitoren Juventusit në Derbin e Italise.
 
Takimi është dominuar totalisht nga Juventus i cili kaloi në avantazh në minutën e 30-të me anë të Benatia, i cili finalizoi me një gol një aksion të vendasve.



Ndërkohë Milani është kundërpërgjigjur me shënimin e një goli i cili mban firmën e Carlos Bacca vetëm  dy minuta para se të mbaronte pjesa e parë e ndeshjes.
 



Në pjesën e dytë vendasit kanë patur mundësi të shumta shënimi, por ka qenë gardiani i portës së Milanit, Donnaruma, i cili nuk ka lejuar bardhezinjtë të shënonin një gol të dytë.
 
Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e parë me 70 pikë, ndërkohë Milan në vendin e 7-të me 50 pikë.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin