VIDEO/ Erzeni përmbys ndeshjen, tifozët e Kukësit futen në fushë dhe dhunojnë policin! Boshatiset stadiumi, ndeshja vijon pa tifozë

KUKËS - Ndeshja e Superligës shqiptare të futbollit mes Kukësit dhe Erzenit u ndërpre në minutën e 65-të, fill pasi miqtë nga shijaku shënuan golin e përmbyjes 1-2 me Agim Zekën.

Tifozët vendas s'e kanë kapërdirë dot pësimin e golit dhe revoltën e kanë pasur me arbitrat dhe kryesorin Olsion Yzeiraj. Disa tifozë kapërcyen gardhet metalike dhe sigurinë, duke u futur në fushë.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e pjesës tjetër të sigurisë dhe policisë që ka shmangur dhunimin e arbitrave, paçka se në pamje duket qartë se një nga anësoret e duelit dhe një polic është goditur me send të fortë.

Ndeshja menjëherë u pezullua dhe me vendimin e delegatit dhe dy klubeve dueli vijoi pas 20 minutash sapo tribunat u boshatisën nga tifozët. Edhe tribuna VIP u zbraz kjo për të pasur më shumë siguri.

Ndeshja vijon e qetë me stadiumin e zbrazur, teksa Kukësi pritet të marrë një dënim shembullor pasi kjo nuk është hera e parë që tifozët futen në fushë dhe tentojnë të dhunojnë arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes.

Dueli mes Kukësit dhe Erzenit vlen për zonën e mbijetesës dhe tensioni në dy kampet për pikë është i dukshëm

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Tifozët e Kukësit futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen me Erzenin, polici goditet në kokë


Kukësi dhe Erzeni u ndërpre në stadiumin e Kukësit, fill pas golit të dytë dhe të përmbysjes 1-2 nga Erzeni në minutën e 64-t nga Zeka. Tifozët vendas nuk e kapërdinë dot golin që po i jepte fitoren miqve, duke hyrë në fushë dhe tentuar të godasin arbitrat.

Siguria dhe policia ndërhynë në kohë, teksa në pamje duket që një nga policët është goditur në kokë nga një send i fortë, fatmirësisht pa dëmtime.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?