VIDEO/Kapet gomonia me 1.2 ton
marijuanë, 2 shqiptarë në pranga
VIDEO/Ja si Guardia Di Finanza kap gomonen në det

VIDEO/Kapet gomonia me 1.2 ton<br />marijuanë, 2 shqiptarë në pranga<br />VIDEO/Ja si Guardia Di Finanza kap gomonen në det
Rreth 1.2 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar ditën e sotme nga policia italiane në brigjet e Barit.

Në pranga kanë rënë 2 skafistët shqiptarë, një 38 vjeçar dhe një 35 vjeçar, të dy nga Vlora. 

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar një gomone e gjatë 9 metra me 2 motorë të fuqishëm.

Dy trafikantët, shkruajnë mediat italiane pavarësisht kushteve të këqija të motit, u përpoqën të arratiseshin dhe gjatë përpjekjes për t'u larguar një pjesë të drogës e hodhën në det.

Sipas policisë, nëse lënda narkotike do hidhej në treg, vlera e saj do arrinte 12 milionë euro. Lënda narkotike prej 1250 kg e cila ishte e ndarë në 59 koli me përmasa të ndryshme do të mbërrinte në brigjet pulieze. 

Operacioni u drejtua nga Antimafia e Barit, DIA dhe Guardia di Finanza. Të arrestuarit do të përballen me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Policia italiane ka publikuar edhe videon e operacionit të kapjes së gomones. 

Siç duket edhe nga video, skafistët tentojnë të largohen menjëherë sapo pikasin policinë, por dallgët e larta që krijon anija e rojes bregdetare dhe moti i keq, pengojnë gomonen të fitojë shpejtësi.

Kjo ka bërë që ata të hedhin nga mjeti lundrues një sasi të lëndës narkotike.  

Policia e Shtetit: Po hetojmë persona të tjerë të përfshirë në trafik
Në pasditen e djeshme u bë e mundur të ndalohet nje gomone me gjatesi rreth 8 m dhe dy shtetas shqiptare në bord te cilet po tentonin te trafikonin 1215 kg marjuanë në brigjet e Italisë së Jugut. 

Pas disa orësh ndjekje në detin me dallgë të forta dhe me ndihmën edhe të një helikpoteri të Guardia di Finanza u bë i mundur ndalimi i personave dhe sekuestrimi i lendës narkotike dhe i mjetit lundrues. 

Shtetasit me iniziale E.H, 38 vjeç dhe E.M. 35 vjeç u arrestuan në flagrancë nga Reparti Operativ i Guardia di Finanza i Pulias.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vijojnë veprimet hetimore të përbashkëta për kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në trafik.

Redaksia Online
E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK