VIDEO/Kapet sasi rekord heroine 
në Durrës, do trafikohej në Itali

VIDEO/Kapet sasi rekord heroine <br />në Durrës, do trafikohej në Itali
Një sasi rekord heroine prej 30 kg është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte në portin e Durrësit. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike e llojit heroinë e kapur në Durrës. 

Lënda narkotike është gjetur e ngarkuar në një kamion tip "Skania" me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, të ngarkuar me lëndë drusore, i cili kishte për destinacion Italinë. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Aurel Kryemadhi, 45 vjeç, banues në Elbasan. 

Droga është zbuluar gjatë kontrollit të mjetit me skaner, ndërsa ishte e fshehur në tavanin e karrocerisë.

Lënda narkotike është gjetur e paketuar në 52 pako me peshë rreth 30 kg e llojit heroinë.

Sipas policisë, tregtimi i druve drejt shtetit fqinj ishte si kamuflim për të fshehur sasinë e konsiderueshme të heroinës.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar