Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do të diskutojnë sot trofeun e Conference League, me finalen që nis në orën 21:00 në stadiumin e Leipzigut. Të martën në mbrëmje rrugët e qytetit gjerman u kthyen në arenë 'gladiatorësh', pasi ultrasit e të dyja klubeve u përleshën mes tyre, duke u dashur ndërhyrja e policisë.
Nga pamjet që qarkullojnë në kanalet e komunikimit, duken karriget dhe shishet që 'fluturojnë kokës', ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Policia në Leipzig u desh të vendoste qetësinë duke shmangur një konflikt më të gjerë mes fansave anglezë dhe spanjollë. Raportohet se një grup tifozësh anglezë u ndaluan nga forcat e rendit.
Finalja e sotme konsiderohet historike për të dyja klubet, pasi si Crystal Palace ashtu edhe Rayo Vallecano synojnë trofeun e tyre të parë madhor evropian. Fituesi i Conference League do të sigurojë gjithashtu pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.
Komente



