Juventus fitoi 4-0 me Empolin për javën e 11 në Serie A. Zonja e Allegrit iu fal golave të Kean në minutën e 10, McKennie në minutën e 56 dhe dopietës së Rabiot në minutat 82 dhe 90+4. Sfida është dominuar nga bardhezinjtë që nuk e kanë diskutuar fitoren në këtë 90 minutësh.
Dueli nisi mirë për djemtë e Allegrit, që shënuan pas vetëm tetë minutash me Kean. Krosimi nga e majta e Kostic u shfrytëzua mirë nga sulmuesi, që përfitoi duke fituar kohën me mbrojtësin. Goli i dytë nga McKennie erdhi si rrjedhojë e një këndoreje, teksa në fund kishte kohë edhe për dopietën e francezit Rabiot. Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e shtatë, teksa Empoli qëndron në vendin e 11 me 11 pikë.