Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës i dënuari Gjevalin Lika.
Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i Burgut Lezhë.
Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në burgun e Lezhës, pas transferimit nga burgu i Krujës.
Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon famijen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.