Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Kukësi barazuan 1-1. Dueli u hap me golin e Santiago Selmanit për vendasit në minutën e 51. Disavantazhi bëri që Kukësi të kërkonte barazimin, teksa ia doli vetëm në shtesën e ndeshjes me autogolin e Stojanovic. Katër ndeshje pa fitore bëjnë që Kukësi me 12 pikë të renditet i teti, teksa Kastrioti me 15 pikë mban vendin e gjashtë.

Me dy ndeshje që zhvillohen nesër, momentalisht Tirana qëndron në krye të Superligës me 22 pikë, Partizani dhe Vllaznia me 19 pikë, teksa Bylis dhe Teuta mbyllin renditjen.

Goli i Kastriotit:

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?