VIDEO/ Kim Jong Un qan para qindra grave, u bën thirrje të lindin më shumë fëmijë

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un,  nisi të qante teksa i bënte thirrje grave të sillnin në jetë më shumë fëmijë, duke u shprehur se është detyra e tyre të ndalojnë rënien e lindjeve.

I rrethuar nga udhëheqës të tjerë me uniformë, Kim tha se rritja e popullsisë do të ndihmonte në forcimin e vendit ndërsa audienca qante teksa solidarizohej me liderin e tyre, raporton nypost.

“Ndalimi i rënies së numrit të lindjeve, ofrimi i kujdesit dhe edukimit të mirë të fëmijëve, të gjitha këto janë çështje tona familjare që duhet t’i zgjidhim së bashku me nënat tona”, tha ai.

Sipas agjencisë së statistikave të qeverisë së Koresë së Jugut, një grua mesatare koreano-veriore pritej të kishte 1.79 fëmijë në vitin 2022, nga 1.88 në 2014.

Ndërsa ky numër është shumë më i lartë se në Korenë e Jugut, ku shkalla e fertilitetit ra në 0.78 në 2022, Kim pohoi se gratë koreano-veriore duhej të rrisnin shkallën e lindshmërisë ndërsa i fshinte lotët.

Sipas mediave të Koresë së Veriut, vendi po ofron përfitime të veçanta për familjet me tre ose më shumë fëmijë. Këto përfshijnë strehim falas, ushqim, ilaçe, mallra shtëpiake dhe stimuj arsimorë.

 

 

 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/12/2023 03:44

    Edhe ky si Putini,kane nevoje per ushtare t'i mmbajne ne pushtet perjete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë

Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë