2 shkurt 2016, Zoti dëgjon lutjet e të gjithë shqiptarëve: Kim Kardashian...foli shqip. Mario Dedivanovic, grimieri i yllit të reality show-t, ka publikuar një video në Instagram pasi ka përfunduar makeup-in e 35-vjeçares. Kjo e fundit, me gërshetat tashmë identifikues, me një shqipe të pastër dhe të kuptueshme thotë: "Sa bukur Mario". "Marshallah shumë bukur", i përgjigjet Mario, artisti i makeup-it me origjinë shqiptare.
Videoja e publikuar ka shkaktuar një sërë komentesh dhe reagimesh nga të gjithë ndjekësit shqiptarë të njërës prej femrave më të përfolura në botë. Përpos të gjithave, ç'është më e rëndësishmja: Kim na njeh, Kim foli shqip, Kim Kardashian dora vetë, mori mundimin të realizojë një video duke belbëzuar tre fjalë shqip. 3 FJALE. Tani jeta ka kuptim...
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com