Videoja e një vajze që shfaq reflekse të pabesueshme, ndërsa mer rreze në natyrë dhe një kobra e kalon pranë, ka bërë xhiron e internetit. Por personat që janë treguar më të kujdesshëm, kanë vënë re se në fakt bëhet fjalë për një rreng, dhe ‘kobra’ nuk është gjë tjetër veçse një lodër e tërhequr me grep nga persona që ndodhen mbrapa shpinës së vajzës.

Megjithatë kjo e fundit nuk dinte asgjë dhe reagoi me shpejtësi. Siç u mësua edhe më pas, reflekset janë të mësuara që në fëmijërinë e vajzës, e cila shkonte shpesh për peshkim bashkë me vëllain dhe babain e saj.