POLONI - Juljan Shehu, mesfushori që pak javë më parë debutoi me Kombëtaren ka shënuar golin e radhës në Poloni. Skuadra e tij Widzew Lodz fitoi 2-0 kundër Lechia Gdansk për raundin e 27-të në elitën e futbollit të këtij vendi.

Shehu zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të. Një pasim në zonë bëri që 26-vjeçari ta kontrollonte bukur dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë të tijve. Më pas Alvarez dyfishoi në fundin e pjesës së parë.

Duket se Shehu ka "rilindur" pas ftesës nga Sylvinho dhe në dy javët e fundit ka shënuar dy gola, duke e dërguar numrin e realizimeve në tre, në 26 sfida të luajtura këtë sezon.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Prill, 07:13

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?