Këtë 28 nëntor shqiptarët festojnë 112 vjetorin e Pavarësisë. Urimeve iu bashkuan edhe djemtë e Kombëtares së futbollit, që nga grumbullimi i fundit nuk kanë harruar këtë ditë të rëndësishme.

Në pamjet e bëra publike nga FSHF, veç lojtarëve, edhe Sylvinho uron shqip dhe thotë "Gëzuar Shqipëri".

Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit".