TIRANË - Për herë të parë, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko ka reaguar në lidhje me disa shkrime në portale por edhe reagime në rrjetet sociale, në lidhje me një video që pretendohet të ketë protagoniste atë vetë, dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca

Romina Kuko ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke thënë se e gjitha është një paturpërsi, që siç ajo shprehet "e ka lënë pa fjalë"

"Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!", shkruan zv.minitrja në rrjetin social Tëitter.

Gjithçka nisi të përflitet pas një deklarate të Presidentit Ilir Meta, i cili në vijim të sulmeve nga ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, tha se ka video përvëluese, pa folur asnjë detaj mbi përmbatjen e tyre. Kaq mjaftoi që disa media online, të shkruajnë për një video kompromentuese mes zv.ministres dhe ambasadorit Soreca.

Statusi në Twitter i Romina Kukos

Vetë zyrtarja e ministrisë së Brendshme në reagimin e parë pas këtyre akuzave, thotë se ka qenë e nderuar të përfaqësojë qeverinë në krah të ambasadorit të Bashkimit Evropian.