VIDEO/ Kukësi ul me 'këmbë në tokë' Partizanin, Egnatia fiton në Ballsh! Erzeni barazon me Laçin (RENDITJA)

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur sot javën e 23-të. Në 13:00 u zhvilluan dy ndeshjet e para. Në Ballsh, Bylisi vendas humbi 2-3 me Egnatian në një ndeshje me gola, aksione, përmbysje dhe tension. Në "Kukës Arena", vendasit e Kukësit iu falën një goli të kapitenit Gjelbrim Taipi për të mundur Partizanin. Në 16:00 në "Niko Dovana" Erzeni dhe Laçi barazuan 1-1. Nesër në 17:00 luhen Tirana - Teuta dhe Vllaznia - Kastrioti.

Në "Adush Muça" në Ballsh, Bylis humbi 2-3 me Egnatian. Pesë golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, teksa në 45 minuta ndodhi shumëçka. Minuta e 47 e takimit solli golin e parë të ndeshjes, me Lajthinë që kaloi në avantazh vendasit. Në minutën e 56 Laurentino nga pika e bardhë e penalltisë shënoi për 1-1. Në minutën e 63 rrogozhinasit kaluan në avantazh me Dwamena, për t'i lënë vendin Atandës në të 83 minutën për rezultatin 1-3. Tre minuta nga fundi, Trumci shënoi për rezultatin final 2-3. Përmbysje, tension dhe gola në një ndeshje të luftuar. Bylis me 26 pikë mban vendin e parafundit, teksa Egnatia rikthehet të fitojë për vendin e katërt me 34 pikë.

Kryendeshja e ditës në "Kukës Arena" foli për vendasit. Kukësi mundi 1-0 Partizanin për javën e 23-të në Superligë, teksa vendosi goli i Gjelbrim Taipit. Minuta e 22-të e ndeshjes ishte vendimtare, teksa një aksion nga e majta e sulmit bëri që Taipi të dërgonte topin në rrjetë më roveshatë. Megjithë ndërrimet dhe sulmet, Partizani nuk ia doli që të dalë te goli, duke marrë humbje pas dy fitoreve. Me 37 pikë Partizani mban vendin e dytë, teksa Kukësi me 28 pikë gjendet në vendin e tretë nga fundi (8).

Erzeni dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 23-të në Superligë. Ndeshja në "Niko Dovana" u vendos në pjesën e dytë, me skuadrat që ndajnë pikët. Vendasit e Kapllanit kaluan në avantazh me Ilirid Ademin në minutën e 66-të. Pas asistit të Kadriut nga e majta e sulmit, ish-i i kësaj ndeshje nuk gaboi para portës. Teksa shijakasit po mendonin tri pikët, është kujdesur Serxho Ujka në minutën e 90-të për të vendosur ekuilibrat. Një pasim i shkëlqyer nga Mazrekaj ka bërë që mesfushori ta ndalë topin në rrjetë. Dy minuta pas këtij rasti, Shkurtaj tronditi shtyllën duke iu afruar përmbysjes. Pas këtij dueli, Erzeni me 32 pikë mban vendin e pestë, ndjekur nga Laçi me 30 pikë.

Superliga shqiptare - java 23:

E premte

13:00

Bylis 2-3 Egnatia

Kukësi 1-0 Partizani

16:00

Erzeni 1-1 Laçi

E shtunë

17:00

Tirana - Teuta

Vllaznia - Kastrioti

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
VIDEO/ Emocione deri në minutën e fundit, Erzeni barazon me Laçin! 2 gola në 'Niko Dovana'

Erzeni dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 23-të në Superligë. Ndeshja në "Niko Dovana" u vendos në pjesën e dytë, me skuadrat që ndajnë pikët. Vendasit e Kapllanit kaluan në avantazh me Ilirid Ademin në minutën e 66-të. Pas asistit të Kadriut nga e majta e sulmit, ish-i i kësaj ndeshje nuk gaboi para portës. Teksa shijakasit po mendonin tri pikët, është kujdesur Serxho Ujka në minutën e 90-të për të vendosur ekuilibrat. Një pasim i shkëlqyer nga Mazrekaj ka bërë që mesfushori ta ndalë topin në rrjetë. Dy minuta pas këtij rasti, Shkurtaj tronditi shtyllën duke iu afruar përmbysjes. Pas këtij dueli, Erzeni me 32 pikë mban vendin e pestë, ndjekur nga Laçi me 30 pikë.

Ora 15:34
VIDEO/ 5 gola dhe përmbysje në Ballsh, Egnatia fiton me Bylisin

Në "Adush Muça" në Ballsh, Bylis humbi 2-3 me Egnatian. Pesë golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, teksa në 45 minuta ndodhi shumëçka. Minuta e 47 e takimit solli golin e parë të ndeshjes, me Lajthinë që kaloi në avantazh vendasit. Në minutën e 56 Laurentino nga pika e bardhë e penalltisë shënoi për 1-1. Në minutën e 63 rrogozhinasit kaluan në avantazh me Dwamena, për t'i lënë vendin Atandës në të 83 minutën për rezultatin 1-3. Tre minuta nga fundi, Trumci shënoi për rezultatin final 2-3. Përmbysje, tension dhe gola në një ndeshje të luftuar. Bylis me 26 pikë mban vendin e parafundit, teksa Egnatia rikthehet të fitojë për vendin e katërt me 34 pikë.

Ora 15:32
VIDEO/ Roveshata e kapitenit mposht Partizanin, Kukësi tri pikë shprese në shtëpi

Kryendeshja e ditës në "Kukës Arena" foli për vendasit. Kukësi mundi 1-0 Partizanin për javën e 23-të në Superligë, teksa vendosi goli i Gjelbrim Taipit. Minuta e 22-të e ndeshjes ishte vendimtare, teksa një aksion nga e majta e sulmit bëri që Taipi të dërgonte topin në rrjetë më roveshatë. Megjithë ndërrimet dhe sulmet, Partizani nuk ia doli që të dalë te goli, duke marrë humbje pas dy fitoreve. Me 37 pikë Partizani mban vendin e dytë, teksa Kukësi me 28 pikë gjendet në vendin e tretë nga fundi (8).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë