Video kundër ‘Taken’ bëhet virale! Shqipëria të rrëmbejë Liam Neeson (VIDEO)

Video kundër ‘Taken’ bëhet virale! Shqipëria të rrëmbejë Liam Neeson (VIDEO)

Filmi ‘Taken’ i realizuar në vitin 2008 krijoi shumë impakt në media për një kohë të gjatë për shkak se në të flitej për një realitet aspak pozitiv për vendin tonë. Prezantimi i shqiptarëve si kriminelë, banditë, vrasës e rrëmbyes. Historia u kthye në një triologji, pas impaktit të fortë.  

Filmi, ku protagonist është aktori Liam Neeson tregon anën më të errët të shqiptarëve. Vajza e tij rrëmbehet nga një grup trafikantësh shqiptarë. Ndërkohë për të thyer mitin e shqiptarit të keq, faqja ‘Active Albania’ ka realizuar një video ku tregon një tjetër anë të Shqipërisë.

Kjo video tashmë po bëhet virale dhe ka si qëllim prezantimin e një Shqipërie tjetër të shoqëruar më hashtagun ‘Liam Neeson,  rrëmbehu nga Shqipëria'. Pjesë e këtij klipi është bërë edhe aktori i humorit Florin Binaj.

Video është realizuar në gjuhën angleze, në mënyrë që mesazhi të shkojë në veshin e aktorit por jo vetëm.

“Në kulturën e përgjithshme, Shqipëria është etiketuar si një strehë për bandat, kriminelët dhe gansterët. Ndërkohë që e kuptojmë se përceptimi i marrë nga filmat e mirë si Taken (2008), kjo është tërësisht e pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është nje vend i bukur dhe tepër i sigurtë për t’u vizituar dhe jetuar. Prandaj ne filluam këtë fushatë për të apeluar personalisht aktorin e famshëm të Taken z. Liam Neeson.”-shkruan aktori Florjan Binaj në mbishkrimin që shoqëron videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.

Gjithashtu pjesë e kësaj video është bërë dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Ambasadori i BE, Luigi Soreca , këngëtarët Alban Ramosaj dhe Era Rusi si dhe grupe turistësh të huaj që kanë vizituar vendin. Të gjitha këto të shoqëruara me vendet më të bukura që mund të vizitosh në Shqipëri.

Për të mbyllur këtë  ftesë ‘me zë e figurë’ që po pushton rrjetin është bërë pjesë dhe aktori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Arben Bajraktraj, pikërisht ai që i dha jetë personazhit të famshëm ‘Marko from Tropoja’. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 25/02/2019 15:55

    Shqiperia ka nëvoj për gjykatës të ndershëm, mjek të aftë, polic të ndershëm Të hapen vende pune dhe rroga të mira jo 10 mi lek në ditë Të huajt shofin interesat e veta

    Përgjigju
  • Shkodrani: 25/02/2019 12:37

    Shqiperia eshte vertet vend i bukur por duhet pranuar qe fakti qe po largohen nga shqiperia nje pjese e popullsis tregon shume se si e keqja e ka marre ne dore vendin. Nuk eshte Liam qe e demton shqiperin por jane shqiptare ato qe po e demtojne ne te vertet. Jeta nuk eshte kush ben reklamen me te mire por kush punon per ta bere jeten me te mire.

    Përgjigju
  • Albania: 25/02/2019 10:15

    aman kush është ai që thot per kanionet sepse është shum funn

    Përgjigju
  • Miri: 25/02/2019 00:33

    Bravoooooooo

    Përgjigju
  • Good: 24/02/2019 22:02

    Bravoo ja dhe nji gje e bukur qe esht per tu par

    Përgjigju
  • B Klosi: 24/02/2019 21:56

    Video shum e bukur Duhet bere me shume per imazhin e shqiperise kur ka vende so italia qe duan ta heqin njollen e mafias nga vetja dhe ta spostojne Vetem nje vrejtje kisha Ate pallen B Klosin pse e keni fut ne video se stonon

    Përgjigju
  • Tani: 24/02/2019 19:18

    Bravo! Shume bukur..

    Përgjigju
  • ToniCH: 24/02/2019 17:52

    Jemi vendi me i bukur ne bote me popullin me pertac me parazit te botes!! Popullin qe cohen ne mengjes neper kafe e i ze darka neper kafe. Popull qe i do leket ne rrugen me te shkurter. Krim droge prostitucion. Ky eshte pakica popullit shqiptar.....shumica? Shumica pertace dhe parazita qe jetojn tuj u morr me llafe e me politik. Shqiperia? Vendi me i bukur i botes!!! Po mjer kush e ka!!

    Përgjigju
    • agim: 24/02/2019 22:15

      thjesh tshoku im

  • CaBone: 24/02/2019 16:50

    Bravo. Fantastike.

    Përgjigju
  • fadil "BAJG" besford fundërrin gjoleka: 24/02/2019 16:36

    QENI salhe berisha njeriu më i zi i historis SHQIPTARE. RROFT SHQIPRIA HIJERËND E BUKURA E KSAJ BOTE.

    Përgjigju
  • Dosti: 24/02/2019 16:22

    Super...

    Përgjigju
  • brezi ri: 24/02/2019 16:15

    Me ne fund po i tregojme botes kish jemi e çfare kemi.. Boll me luftra e shkaterrime.. Qe brezat te rriten ne paqe lumturi e begati... Rrofte shqiperia vendi me i bukur ne bote

    Përgjigju
    • Miftar selimi: 24/02/2019 17:40

      Ndoshta ngjarja ka qen realitet qe u shfaq ne ekran..por ishte teper e dhimbeshme per kombin shqiptar.kudo ne boten e civilizuar keta gjera ndodhin..ne anerik sejcilin sekond ndodhin 7 plackitje te renda..cdo 7 sekonda ndodh vrasje..na jemi te vetedishem per keto raste Duke ditur rrethanat shoqerore dhe shkaktarin...nuk do te thote see gjith popujt qe jetojn ne ate vend Jan kriminel.sikur te Kisha reaguar SI individual me siguri s'do kishte vlere pass qe sjam askushi.po me kenaqet shpirti dhe mu hoq nje bare e rrende morale dhe kombetare kur lexova reagimet e intelegjences shqiptare.me gezon fakti..per reagimet te ketij soji edhe pse pak me vones..por NE cak te qelluar.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim