Është diskutuar shpesh mbi atë se cili është futbollisti më i shpejtë në botë, por ky indonezian ka hedhur seriozisht dorashkën e sfidës. Terens Puhiri ka shënuar golin e 3-të të skuadrës së tij, Borneos, në fitoren ndaj një rivaleje lokale në kampionatin indonezian.
/Shqiptarja.com
Ajo që padyshim bie në sy në realizimin e këtij goli është shpejtësia e pazakontë e futbollistit dhe aftësia për të ruajtur baraspeshën përballë sfidës së një mbrojtësi, por edhe portierit kundërshtar. Goli i tij ka bërë xhiron e botës, duke u publikuar nga shumë prej mediave sportive ndërkombëtare, ndërsa është shikuar rreth gjysmëmilioni herë vetëm brenda 48 orëve të fundit në “YouTube”/Alsat
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









