Kyle Walker (34 vjeç) ka gjetur dakordësinë me Milanin dhe do jetë mbrojtësi më i ri i kuqezinjve. Anglezi që prej vitesh ishte pjesë e Manchester Cityt, i kërkoi Guardiolës largimin në mënyrë të papritur për të provuar një tjetër aventurë jashtë ishullit.
Këtë të enjte pas mesditës ai ka mbërritur në Milano dhe pritet që t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinor dhe më pas të hedh firmën në kontratë.
Detajet e kontratës
Walker bashkohet me Milanin nga Manchester City, me të cilët kishte kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai bashkohet me kuqezinjtë në formë huazimi me të drejtë blerjeje të vendosur në 5 milionë euro. Walker do të qëndrojë deri në qershor 2025 me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon dhe më pas marrëveshja do të “zgjatet” deri në vitin 2027 me pagë 4.5 milionë euro në sezon.
? Kyle Walker has landed in Milan to complete his move from Manchester City to AC Milan. ?⚫️ #ACMilan #MCFC pic.twitter.com/SsrAdFs5Js
— Luca Bendoni (@LucaBendoni) January 23, 2025